Kryetari I PD-së përshëndet anulimin e prokurorimeve publike, ndonëse e quajti hap të vonuar dhe I bëri thirrje kryeministrit Rama të plotësojë pikat e platformës së PD-së dhe të opozitës së bashkuar siç ia kanë sugjeruar dhe këshilltarët e tij.
“Sot me anulimin e prokurimeve ka hedhur hapin e duhur por të vonuar. Sot jo nesër të anulojë koncesionet dhe të plotësojë paketën të paktën në nivelin e Kosovës me një nivel buxhetor, gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, e sot jo nesër të derdhë paratë me kontot e zbrazura të familjeve në nevojë dhe tu vijë në ndihmë biznesit sa më parë me të gjitha masat e propozuara të lehtësimit fiskal për të cilat edhe zyrtarisht siç jemi informuar këshilltarët ekonomikë të qeverisë Rama I kanë bërë thirrje të ndjekë dhe të plotësojë pikat e platformës së PD-së dhe të opozitës së bashkuar“ deklaroi Basha në një videokonferencë me gazetarët sot pasdite.