Lutje e hapur në e-Rama. Nga Armir SHKURTI

0
1169

Ktheje kalin sa je në kohë o kryeministër! ” O rrot, është ekonomia”! – fjalia e famshme e Xhejms Karvil, njeri i mençur i Bill Klintonit, vlen sa bota sot në këtë mënxyrë që na ra.

Vendin ti po e qeveris virtualisht, nga facebook-u dhe një paloportal që ka zëvendësuar administratën e të ka ty admin. Ndaj këtë rixhanë po ta bëj në hapësirat virtuale të tuat, për të të kujtuar nja dy pësime nga historia e afërt e këtij vendi, prej shqetësimit se mos na përsëriten.

Bëri një palë zgjedhje të pjesshme Sali Berisha në maj 1994. Kujtohen si “zgjedhjet e Libofshës”. U ankuan socialistët për dhunë. Po nuk e çau kokën njeri. Hanin e pinin për qejf shqiptarët atëhere!

Ra kolera po atë vit. “Të fshiftë kolera” është një nga mallkimet më të zinj në Shqipëri. Por kaloi shpejt. Pak javë më vonë u bë një referendum për kushtetutën. Prapë e akuzuan Berishën për “diktator”, “autokrat” e ç’të duash ti. Po kush po e çante kokën? Leku – vu! Çunat nga jashtë binin lireta, marka, dhrami, franga, dollarë dhe me to hanim e pinim, të tjerat i futëm te Sudja, Vefa, Gjallica dhe nuk na plaste fare as për liritë, as demokracinë pa përmendur moralin, dinjitetin, parimet, idetë.

Por në 1996- ën “qoftet ke daja” mbaruan. Sudet u mbyllën dhe populli rroku armët dhe me armë në dorë grabiti dhe rrafshoi ç’qe ngritur deri ato ditë. Mjekët dilnin të televionin shtetëror dhe bënin thirrje “Stop kallashi! Nuk po ia dalim dot me gjak dhe me shtretër”!! Ra edhe atëhere në kolapse sistemi shëndetësor sepse nuk përballonte dot pacientët me vrima plumbash.Pse?

“O RROT! ËSHTË EKONOMIA”!

Ishte prova se një pjesë e madhe nga ne nuk pyet shumë se e poshtëron, e skllavëron, e përçmon dhe e trajton si copë m*ti. Rëndësi ka ta kenë xhepin plot dhe bukë në sofër. Ditën kur magjia zhduku lekun turmat barbare rrafshuan pa mëshirë vendin. E megjithatë, mes plumbave e lojrave me armë shqiptarët dilnin me arka a me tezga për të shitur e blerë sepse…

O Rama! Është ekonomia!

Është po i njëjti popull që nuk pjerdh shumë as për liritë e as për dinjitetin a të drejtat e veta. Po pati tasin plot kujton se ta futi. Por kjo qetësi e bindje e sotme ndaj telekomandës tënde po duket si qetësia para shtrëngate. “Të bindurit”, “delet” ti falin të gjitha po jo lekun! Dhe po vazhduan edhe ca në izolim duke parë se – njëlloj si në 1996- ën paratë po i zhduk magjia, këtë milet harroje se e mban gazi i Lleshit, beretat e Xhaçkës apo ora e Lulit!