Basha tregon si do garojë në zgjedhjet e 2025: Kemi nisur …

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Lulzim Basha ka treguar se si do të futet në garë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025.

Basha në një intervistë “Euronews Albania”, ka zbuluar se grupimi që ai drejton ka nisur negociatat për koalicionin.

Ai theksoi se beteja e tyre mbetet që logoja të mos njolloset për interesa personale të dikujt që siç tha “sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik”.

“Beteja jonë është që logoja të mos njolloset me interesa personale të dikujt që sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik. 34 vjet pas rënies së komunizmit nëse trajton politikën si kombëtaren do dalësh me këpucë të kuqe, politika nuk është tifozeri, ndryshe mos u qaj kot. Politika është mision për t’i shërbyer interesit publik dhe ne sjellim një ndryshim total nga ai që ofron tregu i politikë së vjetër.

Kur vjen puna te kodi zgjedhor, aleanca është shumë më e gjerë, qëndrojmë për ato që u interesojnë qytetarëve, jemi për listat e hapura. Kemi nisur negociatat, aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do strukturohet, shumë shpejt do shtrihet në një koalicion substantiv, ku do të merren parasysh interesat e vendit, por pa humbur identitetin si e djathta e re dhe e munguar në vend”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad