Basha zotohet para Azemit: Do pastrojmë politikën nga krimi, ëndrra jote na udhëheq

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas homazheve të bëra në nderim të heroit të demokracisë, Azem Hajdari, Kryedemokrati Basha, pas vendosjes së kurorës me lule ka bërë edhe një zotim, para tribunit dhe gjithë shqiptarëve.

Sipas Bashës, pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Evropa “Të shprehim vendosmërinë tonë, në ndër të gjithë shqiptarëve dhe Azemit, se nuk do i nënshtrohemi së keqes, të zotohemi para Azemit se do ta pastrojnë politikën nga krimi për ti hapur vendit rrugën e bllokuar, se në vend do të ketë edhe liri dhe demokraci, ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj se keqes”- tha Basha.

Basha e nisi fjalën duke theksuar se “Azem Hajdari kujtohet në një 20 vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të heroit të demokracisë. E kujtojmë sot Azemin si njeri, si prind, si bashkëshort, shok, mik, qytetar, e respektojmë si lider, simbol të kurajës për liri, dinjitet. Jeta e shkurtër por e plotë e tij duhet të na nxisë, Azemi tregoi se para robërisë, dhunës, nuk duhet heshtur, por luftuar”. Duke e lidhur me aktualitetin, Basha theksoi se “sot në mënyrë tragjike e epike na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur bandat nënshtrojnë politikën e qytetarët. Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Evropën”.

 

Zjarr Tv Ad