Berisha: Azemi u vra nga shteti me uniformë, kishte armiq

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar figurën e tij si epokale. “Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari”. Kështu e nisi fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Më tej, ai thekson se Hajdari u bë lider, duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar, Rudinën dhe Kirin.

“Ai ishte një lider epokal, aq sa ishte i zakonshëm ishte edhe i jashtëzakonshëm. Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq.

Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij.

Këtu janë dëshmitarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë çaj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte çdo ligje traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh Azem Hajdari ishte një lider epokal. Ai u ekzekutua nga shteti me uniforma. Por është joreale te mendosh se Azemi nuk kishte armiq. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, -tha Berisha, ndërsa nuk nguroi që ta mbyllte: “Azem ti je gjallë”.

 

Zjarr Tv Ad