Bashës i mbaron koha për ‘reflektim’, zbulohet lëvizja e tij pasi deputetët i kërkuan dorëheqjen

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku pritet që të diskutohen reflektimet për humbjen e 6 Marsit.

Basha ka thënë se është i gatshëm që të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve, duke lëmë si opsion të hapur në tavolinë, edhe dorëheqjen  e tij.

Mbledhja e Bashës me deputetët do të nisë në orën 17:00 në selinë e PD-së.

Javën që lamë pas ishte në Tiranë, në një tentativë për të bashkuar demokratët edhe politikani gjerman Elmar Brok.

Ky i fundit zhvilloi takime qoftë me Bashën, qoftë me Berishën, apo eksponentë të tjerë të së djathtës, por ende nuk është rënë dakord për një Kuvend bashkimi të të gjitha palëve në PD.

Berisha nuk ka ndërmend që të pranojë kushtin për të mos rikandiduar për kreun e PD-së, ndërkohë që Basha nga ana tjetër, edhe pse ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen,deri tani ka qenë skeptikë për ta hedhur këtë hap.

Zjarr Tv Ad