“Bashkëpunimi mes vendeve do të thellohet më tej”, drejtori i Policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e Katarit në Shqipëri

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri. Rrumbullaku vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes vendeve, ndërsa ambasadori shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit.

Postimi i plotë: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u diskutua për çështjet me interes të përbashkët dhe për evidentimin e fushave në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit, jo vetëm në projektet e iniciuara më parë, por edhe duke ofruar ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe ndihmë me kamera trupi dhe sisteme komunikimi me radio për punonjësit e Policisë së Shtetit, që parashikohen në projektin që Policia e Katarit do të ofrojë për Policinë e Shtetit.

Lidhur me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes palëve, ambasadori e ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë zyrtare në Katar, për të biseduar me homologun e tij, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e siguroi ambasadorin se të gjitha projektet dhe marrëveshjet e iniciuara më parë do të finalizohen dhe bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Katarit do të thellohet më tej.

Tashmë Policia e Shtetit e ka ndryshuar metodologjinë e punës, në interes të rritjes së forcës parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve dhe paligjshmërive.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën ndaj krimeve globale.

Zjarr Tv Ad