Bashkëshortja në luftë me jetën mjeku Tritan Kalo: Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rrëfyer betejën e bashkëshortes me sëmundjen e rëndë.

Me anë të një dedikimi mjaft prekës, mjeku i përveçse i shpreh dashurinë Rozetës, e inkurajon të që të luftojë kundër sëmundjes.

“30.05.2024…..Prag mbyllje i muajit të pestë të këtij viti të brishtë….Po mbyllet po ashtu java e pestë e qëndrimit për të dytën herë në Royal Jubilee Hospital të Victoria, BC, Canada….

Pabesia e ‘sëmundjes së shekullit, kancerit’ na surprizoi vetëm dhjetë ditë përpara se të niseshim për në Mëmëdhe, nisje që po e prisnim aq shumë të tre së bashku Rozeta, unë dhe e vogla e Familjes Kalo Jr, Genta Juna Kalo….

Të dyja kanë 21 vite pa ardhur në Tokën ku na ka lerë koka si mua po ashtu edhe sime shoqeje, sepse e vogla e familjes ka lindur këtu në Kanada….

MOS u dorzo Rozeta Kalo….Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete, të cilën ti e dëshiron dhe i gëzohesh kaq shumë….

‘Dum spiro spero’ (‘Përsa kohë frymojmë shpresojmë’)….

TË DUAM shumë dhe ende shpresojmë që të vijosh të na bëhesh krah, në luftën për JETËN, sepse duhen dy vetë për të vijuar “kërcimin e valsit të lumturisë”, që ajo na ofron…..Together forever and ever”, shkruan Tritan Kalo.

Zjarr Tv Ad