Bashkia e Pukës merr vendimin e rëndësishëm: Nesër mbillen 1,000 pisha të zeza në Munellë, në majën ku humbi jetën Ndoc Mulaj

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Pukës ka marrë një vendim të rëndësishëm për të nderuar ekspertin e turizimit Ndoc Mulaj, i cili humbi jetën dy ditë para ndërrimit të viteve sepse u rrëzua në humnerë teksa zbriste majën e Munellës, shkruan newsbomb.al. Me urdhër të kryebashkiakut Gjon Gjonaj, në Munellë do të mbillem 1,000 pisha të zeza.

“Në nderim të emrit dhe kontributit të NDOC MULAJ, i cili humbi jeten tragjikisht në Munellë pasditen e 30 dhjetorit, kryebashkiaku i Pukës z.Gjon Gjonaj ka vendosur që diten e parë të punës për vitin 2022, ta nis me mbjelljen e 1000 fidanëve Pishë e zezë në masivin pyjor të Munellës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë së Pukës.

“Eja dhe Ti! Të Merkuren, Datë 05.01.2022, ora 11:00. Në hyrje të masivit pyjor të Munellës”, është thirrja për këdo që e ndjen se mund t’i bashkëohet këtij aksioni, në nderim të njeriut të veçantë Ndoc Mulaj.

Zjarr Tv Ad