“Bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, televizioni shtetëror hakohet nga protestuesit në Iran, mesazhi që u dha

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Televizioni shtetëror i Iranit është ahperuar teksa ishte në një trasmetim të drejtëpërdrejtë nga zhvillimet e protestës në vend.

Mediat e huaja raportojë se teksa jepej protesta, edicioni informativ u ndërpre dhe në ekran u shfaq një maskë, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei.

Grupi e quajti veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut. Buletini i lajmeve televizive të së shtunës u ndërpre rreth orës 18:00 me imazhe që përfshinin liderin suprem të Iranit me një objektiv në kokë, foto të 22-vjeçares Amini që u vra dhe tre grave të tjera të vrarë në protestë.

Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon në duar”. Ndërprerja ka zgjatur vetëm disa sekonda..

Shfaqje të tilla rebelimi kundër Ayatollah Ali Khamenei janë historikisht të rralla, pasi ai zotëron pothuajse pushtet të plotë brenda Iranit.

Këto rebelime dhe protesta vijnë pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u dhunua për vdekje nga policia se nuk mbajti shaminë në mënyrën e duhur.

Zjarr Tv Ad