Baton Haxhiu i bindur: Edi Rama fiton zgjedhjet e 14 majit! PD edhe pas 10 vitesh, nuk e di akoma çfarë është partia

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Baton Haxhiu është i bindur se zgjedhjet lokale të 14 Majit do t’i fitojë Partia Socialiste dhe Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ai tha se edhe pas 10 vitesh në opozitë, PD nuk ka forcë të bëjë betejë me mazhorancën.

Baton Haxhiu: Nëse duan opozitë të bashkuar, nuk i pengon logoja e PD dhe mund ta formojnë një emër të ri në zgjedhjet lokale dhe ta shohin forcën e tyre. S’ju pengon fare logo e PD. Projektimi i të ardhmes është se çfarë do bëhet, kujt t’i lihet fajësia në zgjedhjet lokale, cilit grupacion.

Blendi Fevziu: Pse, do i fitojë Rama zgjedhjet lokale?

Baton Haxhiu: As kam dilemë këtu. Me mënyrën se si këta debatojnë brenda vetes.

Blendi Fevziu: Edhe Erdogani nuk i ka 3 qytete, që ka 20 vjet.

Baton Haxhiu: E vërtetë është. Nëse dhe pas pak vitesh, pas 10 vitesh në pushtet, këta nuk e gjejnë forcën që të bëjnë një betejë serioze me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën, unë mendoj që kanë probleme serioze me dijeninë se çfarë është partia politike, çfarë është e ardhmja dhe janë shumë egoistë liderët e tyre për arsye se po flijojnë…

Zjarr Tv Ad