Bayern fitore tenistike ndaj Mainzit, shënojnë blerjet e verës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në javën e 3-të të Bundesligas.

Të besuarit e Niko Kovac kanë mposhtur me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën e Mainzit, e cila kaloi e para në avantazh.

Ishte minuta e 6’ e takimit kur Jean Paul Boetius zhbllokoi takimin, për t’i dhënë avantazhin skuadrës mike, por reagimi i skuadrës bavareze do të vinte shumë shpejt.

Mbrojtësi i transferuar këtë verë tek Bayern, Benjamin Pavard, ishte ai që barazoi shifrat, kur po luhej minuta e 36’.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, David Alaba shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e dënimit, për të dërguar në avantazh skuadrën e tij në pushimin midis dy pjesëve.

Pjesa e dytë, realizohen edhe 4 gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 54’ ishte blerja e bujshme nga Interi, Ivan Perisic, i cili realizoi golin e parë me klubin e Bajernit.

Serinë e golave e vazhdoi Kingsley Coman (64’), Lewandowski (78’) dhe Alphonso Davies në minutën e 80’ mbylli goleadën.

Me këtë fitore, Bayern ngritët në kuotën e 7 pikëve të grumbulluara, duke qëndruar në vendin e 2, me dy pikë më pak se Leipzigu kryesues.

 

Zjarr Tv Ad