Një traditë shqiptare, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, është në qendër të një reportazhi të përgatitur nga BBC dhe të shumëlexuar në portalin e tyre.
Gazetarja Elizabeth Gowing thotë se kudo nëpër Shqipëri mund të shohësh kukulla prej pellushi, të varura përpara ndërtimeve të ndryshme, qofshin shtëpi ose biznese.
“Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta”.
Por përse i varin shqiptarët?
“Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”.
“Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”.
Dikush i thotë gazetares se syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është.
Madje një usta, që ka punuar edhe në Londër, thotë se beson shumë tek syri i keq.
“Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”.
Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit.
Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, por edhe kafkat e disa kafshëve.
“Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. “E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.”
BBC: Ja pse shqiptarët varin kukulla në shtëpi
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...