BE ndërpreu fondin për bujqësinë, flet ministrja Krifca

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka folur sot në Kuvend pas ndërprerjes së fondit të BE për bujqësinë.

Ajo tha se nuk bëhet fjalë për pezullim për shkak të korrupsionit por si një masë preventive, ndërsa thotë se hetimi prej tre vitesh nuk ka dalë ende në një raport dhe se ka nisur pas denoncimeve që janë bërë.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.

Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ata që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura të verifikuara nga kontroll i jashtëm apo i brendshëm, janë cënuar, apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojmë përmirësim e tyre, ne jemi të interesuar më shumë se kushdo për të bashkëpunuar me OLAF për t’i zbatuar ato menjëherë dhe për të korrigjuar nëse është i nevojshëm veprimtarinë e institucionit.

Sqaroj se programi nuk është ndaluar sikurse thoni, ai vijon. Autoritetet zbatuese janë në punë dhe në partneritet të plotë me strukturat e BE për të siguruar plotësimin e çdo kërkesë që do të vendoset për mbarëvajtjen e plotë. Zbatimi i programi përmes strukturave të akredituara kërkon përmirësime të vazhdueshme.

Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë. Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë, jeni të ftuar të shikoni të gjitha projektet e AZHBR. Do të kuptoni sa transparencë ka aty ”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad