“BE s’e mban fjalën”, ministrja gjermane: Të hapen sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Do kemi përparime

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, shpjegon në një intervistë ekskluzive me Deutsche Welle prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Një ditë para jush, kishte qenë në Shqipëri presidenti turk. Kryeministri shqiptar e quajti atë një njeri që mban fjalën, duke lënë të nënkuptojë se BE-ja nuk e mban premtimin. Kishte pak të drejtë, apo jo?

Ju keni thënë se rruga drejt integrimit kalon nga reformat. Dhe mendoj se kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Për cilat reforma folët në Tiranë?

Të gjithë e dimë se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e shumë kushteve. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi. Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut, për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit.

Çfarë duhet të bëjë Shkupi për ta zgjidhur këtë grindje me Maqedoninë e Veriut?

Tani është me rëndësi që të zhvillohen bisedimet me Bullgarinë, në këtë format dypalësh. Dhe kam marrë sinjale shumë pozitive, inkurajuese si nga Shkupi ashtu edhe nga Bullgaria. Mendoj se ka një ndërgjegjësim të madh se është e rëndësishme të ecim përpara me këtë proces aderimi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zjarr Tv Ad