Bebe Rexha pëson aksident me makinë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka pësuar një aksident me makinë, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo njoftoi se nuk është lënduar, madje mori një mësim të mirë.

“U përfshiva në një aksident me makinë sot. Gjithçka është mirë dhe të gjithë janë mirë. Kjo vetëm ma kujtoi se sa e vlefshme është jeta”, shkruajti këngëtarja me origjinë shqiptare.

Në eventin e Billboard Music, Bebe Rexha u vlerësua për këngën me të mirë të zhanrit “Country”. Ndër të tjera, ajo është e ftuar në turneun e vëllezërve Jonas që janë rikthyer sërish pas një dekade dhe do të mbajnë 40 koncerte në Amerikën e veriut.

 

Zjarr Tv Ad