Gruaja Zenepe dhe Gëzim Pirja, të dy me aftësi të kufizuara, janë bërë prindër në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Çifti kishte kërkuar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu që t’ju mundësonte të qëndronin në spital 5 muajt e fundit për t’i kryer kontrollet më lehtë
Pesë muaj më parë më shkroi Gëzimi, me dëshirën dhe forcën për t’a çuar deri në fund ëndrrën e tij dhe të Zenepes për t’u bërë prindër. Ata janë sot dy prindër të rinj me aftësi ndryshe, që me forcën e jashtëzakonshme të shpirtit dhe trupit kurorëzuan ëndrrën e tyre të madhe për të sjellë në jetë një fëmijë. E quajtën El’Ana, sepse siç thonë ata, Zoti na u përgjigj!”, ka shkruar Manastirliu në Facebook. Ajo ka falënderuar ekipin e mjekëve për realizimin me sukses të këtij rasti.