Dëshmia e vëllait/ Si e zbulova tradhtinë e motrës me babain me tre fëmijë

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëtimi me furgon në tetor të 2018-s, ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye, ai i ka ruajtur.

Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë.

DËSHMIA E ESAT CANIT

I është marrë deklarim shtetasit Esat Cani, vëllai i shtetases Elida Cani, i cili ka deklaruar si më poshtë:

Në tetor të vitit 2018 jam kthyer nga Greqia në Shqipëri për të bërë përgatitjen për dasmën time me shtetasen Fjoralba Heta.

Pasi jam kthyer nga Greqia, të gjitha përgatitjet e dasmës i kisha të rregullta vetëm më mungonte kostumi.

Kur kam qenë te “21 Dhjetori” dhe kam telefonuar motrën time Elida Cani, së cilës i kam thënë të merrte babin dhe nusen dhe të zbrisnin në Tiranë për të blerë kostumin tim të dhëndrit.

Pasi kemi mbaruar punë, babai im ka telefonuar një nga shoferët dhe i gatshëm është treguar Arben Gjeçi, i cili me furgon bën linjën Zall Bastar-Tiranë dhe anasjelltas dhe kur ishte në rrugë të drejtë bënte manovra, duke i dhënë mjetit me shpejtësi dhe shikonte nga pasqyra.

Unë nuk e dija se më kë e kishte, me gruan time, apo me motrën që po ngacmonte dhe i them Arbenit, “mbaje mirë timonin se na hodhe”.

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë.

Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Dëfrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje. Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova.

Në këtë kohë unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50-60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi.

Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tre herë. Mbasi e kam goditur Arbenin, kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores. Kur kam shkuar në shtëpi, më pyeti babi se pse isha i mërzitur, unë thashë se nuk kam gjë dhe shkova të fle.

Ditën tjetër, te shtëpia ka ardhur djali i xhaxhait A.C. dhe më ka thënë se kishin gjetur Arben Gjeçin të vrarë në rrugë, unë thashë se nuk dija gjë.

Nuk kam pasur për qëllim të vras Arben Gjeçin, por doja ta rrihja që të vuante ca kohë.

Zjarr Tv Ad