”Beleri peng i Ramës”, Vangjel Dule: Nuk ka ligj që pengon betimin si kryebashkiak. Kryeministri improvizon ligjet

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se Fredi Beleri është peng politik i kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se kreu i qeverisë nuk ka përgjegjshmërinë minimale që të jetë i informuar, por improvizon ligjet.

”Beleri është pengu politik i kryeministrit Ramës. U rrëmbye dhe mbahet me inskenimin, dirigjimin dhe monitorimin e Ramës, me qëllim ta privojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës.

Rama është në krye të një vendi dhe nuk ka përgjegjshmërinë minimale që të jetë i informuar, por improvizon. Beleri, kryetari i zgjedhur nuk është se nuk ka dëshirë të kryejë betimin, por pengohet e drejta themelore e votës.

Ceremonia e betimit organizohet nga shteti dhe jo nga Beleri. Mund të zhvillohet edhe në Prefekturë. Beleri është në të drejtën absolute për të marrë betimin. Në mënyrë të përsëritur, opozita i ka kërkuar mazhorancës, që t’i jepte mundësia kryetarit të zgjedhur të bashkisë që të bëjë betimin,. Në mënyrë fanatike, këshilltarët e PS-së refuzojnë që të bëjnë një gjë krejt normale si përfaqësues të komunitetit të tyre. Nuk e bëjnë por e refuzojnë në mënyrë fanatike”, tha kreu i PBDNJ-së në ”News 24”.

Zjarr Tv Ad