Benet Beci: Dikur posterat ndotnin mjedisin, tani ndoten “muret” e profileve në rrjete sociale

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci thotë se fushata këtë herë është ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku vendoseshin postera kudo në rrugë, duke ndotur mjedisin.

Ai thekson se tani nuk po ndotet më mjedisi, por po ndoten pa fund “muret” e profileve në rrjete sociale me adresa false.

Beci thotë se do t’i përgjigjet çdo qytetari që ngre një çështje që vlen për qytetin, ndërsa shprehet se “nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.’

Postimi i plotë i Benet Becit:

Mirëmëngjes!

Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë..vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti.

Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale. Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira.

Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin. Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë.

Ditë të mbarë për të gjithë!

Zjarr Tv Ad