Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person me inicialet S.G., ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjeve të disa automjeteve në Shijak, Durrës dhe rrethe të tjera.
Blutë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë teksa po vidhte një makinë në Shijak.
“Nga ana seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shijak, pas një pune operative dhe me metoda speciale u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G. lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas mendohet që është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura në Shijak Durrës dhe në rrethe”, thuhet në njoftimin e policisë.