Bënte ‘kërdinë’ duke vjedhur makina në disa qytete, arrestohet në flagrancë dibrani

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një person me inicialet S.G., ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjeve të disa automjeteve në Shijak, Durrës dhe rrethe të tjera.

Blutë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë teksa po vidhte një makinë në Shijak.

“Nga ana seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shijak, pas një pune operative dhe me metoda speciale u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G. lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas mendohet që është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura në Shijak Durrës dhe në rrethe”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Zjarr Tv Ad