Beqir Sina: Basha peng i Rama-Sorros! Berisha, lider historik dhe politikani më i vlerësuar në SHBA

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Beqir SINA

Deputeti Gjerkmarkaj takim me shqiptarët në Vatër

Deputeti demokrat i Parlamentit të Shqipërisë, Prof.Agron Gjekmarkaj në vizitën e tij në SHBA, gjetij rastin të zhvilloi një bashkëbisedim të hapur siç e quajti ai, me komunitetin shqiptar në shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Megjithëse, ky tubim u proklamua, dhe u bë me dije nga moderatori Dr. Pashk Camaj, se qëllimi i saj ishte një bashkëbisedim i përbashkët, takim ky, në kuadër të aktiviteteve në kremtimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe 110 vjetorit të Vatrës dhe gazetës së saj Dielli”, as edhe 30 sekonda nuk ju kushtua dhe nuk u folë për këtë jubile të madh.

As Gjekmarkaj, por as auditori, nuk u folën hiçfare lidhur me këtë jubile historik, por i gjthë takimi – mori një format tjetër atë politik.

Gjekmarkaj, mbasi lavdërojë qysh në fillim fare shkurtimisht Vatrën për historinë e saj – që siç tha ai : “të bënë me të vërtet krenare, dhe të entusiasmon prej kur hynë në shtepinë e saj, :

« Kur shikon muret e saj me posteret e mëdha të figurave më të ndritura të kombit shqiptar në muret e shtëpisë së Vatrës”, tha ai ndërsa e “kaloi” kohën me përgjigje “minimaliste”  kundrejt atyre pyetjeve, të auditorit që ishin të lidhura me situatën jo të mirë në Partinë Demokratike.

Të gjithë ata që drejtuan pyetjet, ishin anëtarë të Federatës PanShqiptare VATRA, të cilët me pyetjet e tyre , duket se e kanë “kryqëzuar” disa herë deputetin Agron Gjerkmarkaj që nuk u ndije aspak « komod ».

Madje disa her u gjend i “befasuar” dhe ndoshta as që e ka menduar se do të pritej kështu në Vatër nga shqiptarët e Amerikës.

Mbasi disa prej atyre që bënë “pyetje direkte” edhe e kanë kritikuar Gjerkmarkajn, sidomos, për qëndrimet e tij “Flip-flop” dhe ndjekien “qorrazi” si u shprehen ata kundrejtë politikave partiake të Bashës, gjatë këtyre 9 vjetëve.

“Turpi më i madh në historinë 30 vjeçare “ thanë ata ishte prej tij “ Blindimi i PD, Lulzim Basha « orkestroi » dhe dhunën e disa prej njerezve të tij, e ndaj kujt? Ndaj demokrartëve të vêrtet më 8 janar në selinë blu, që me se duket mbeten ashtu si qenë një pakicë që po e pengojnë edhe reformimin e PD-së”

Anëtarët e VATRA-s, i bën me dije Gjekmarkajt, nëse ka dijeni se kush ishin shqiptarët që dhanë 500 mijë dollarët e lobimit te Nik Muzin si dhe kanë shenjestruar Lulzim Bashën që sëbashku me Edi Ramën dhe ambasadoren Yuri Kim ata kanë orkestruar sulmet ndaj Sali Berishës me masat e Departamentit të Shtetit për ndalimin e tij të hyjë në SHBA.

Shqiptarët në Amerikë i “kërkuan” me insistim gjatë pyetjeve “llogari “ ose e “gjykuan dhe e paragjykuan” disa herë Deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj në takimin në Vatër.

Ata e pyetën po me insistim përse Lulzim Basha eckishte larguar liderin historik Berisha, shtatorin e kaluar, dhe përse Basha,  i tradhëtojë demokratët të cilët i besuan më shumë se çfarë ishte në të vërtet ai.

“Përse Basha, mbeti peng i Sorosit dhe i aferave abuzive në SHBA duke iu ‘përulur’ e rën në “gjunjë” Ramës dhe Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Përse? Zoti Basha, nuk vjen dot në Amerikë, dhe përse Escobar e ftoi në Uashington dhe nuk e solli dotë? Përse? zoti Gjekmarkaj ju ‘ngjitë’ Bashës,! dhe ‘lëshoi’ së bashku me disa deputet, të tjer atë që si e quajtën folësit liderin historik të Partisë Demokratike, ish Presidentin dhe ish Kryeministrin  Sali Berisha, të cili thanë folësit është parë gjithmon pavarësisht sulmeve si politikani më i vlerësuar nga SHBA,  dhe më të adhuruarin për shqiptarët e Amerikës.

Njëri prej folësve tha se “ Ambasadoria Yuri Kim, ka ndërhyrë në mënyrë flagrante dhe të padrejt në çështjet të brendshme të Partisë Demokratike, madje edhe duke mos respektuar edhe statusin e saj diplomatik që ka  ajo nga Departamenti i Shtetit .

Ajo në dekleratat e saj duket se është bërë palë me çiftin Rama – Soros të cilët e kanë kapur Bashën dhe e mbajnë peng të sulmit ndaj Berishës.

“Ish-presidenti Berisha ka një popullaritet të madh në Shqipëri dhe në Kosovë, pavarësisht dritëhijeve të veta në 30 vite, ai mbetet politikani më popullor për diasporën. Berisha ka pasur vazhdimisht popullaritet në SHBA, ardhjet e tij këtu janë pritur gjithnjë me interes të madh, i është rezervuar pritje shumë miqësore, » I sugjerojë në fjalën e tij Agim Rexhaj, President Nderi i Vatrës.

Shqiptarët e Amerikës tha ai i japin mbështeje të plotë Berishës ,  sepse ai simbas tyre është edhe politikani më i vlerësuar”, dhe vetëm Berishën ata e njohin ende si Kryetar madje të till këta Berishën e kanë njohur pavarësisht se ai ishte terhequr për 9 vjet aq sa Basha ishte Kryetar.

“Shqiptarët e Amerikës, tha ish-kandidatja për deputete në Dibër, znj. Marjana Zeneli-Bulku, i kanë vlerësuar dhe njohur për jetë liderit e tyre historik, « Kështu që si ka mundësi që Basha me ndihmën e Ramës e ka katandisur Partinë Demokratike,  me keq se në 1991 dhe 1997”

Pothuajse të gjithë folësit kërkuan rikthimin PD në forcën më të madhe politike me në krye,Berishën aqsa disa prej tyre e kan quajtur atë si i vetmi lider që mundet ta ringrejë PD si në 1992 dhe 2005,  kur Berisha ishte ai që e riktheu në pushtet fuqishëm.

Gjekmarkaj në fund tha se ai “nuk është as për Berishën – as për Lulzim Bashën kryetar, por për një kryetar të zgjedhur nga vet demokratët në zgjedhjet e lira”.

Ndërsa për atë pyetjen “1 milion dollar” si i thonë në Amerikë : “që disa demokrat kanë frikë dhe bëjnë si thotë Ambasadorja amerikane, pa e kuptuar Përse?” ai tha se ‘është shumë i vogël të kritikojë ambasadoren amerikane’ dhe të merret me atë çfarë ka thën Rama për Presidentin amerikan (ishte fjala për dekleratën në CNN të Edi Ramës duke « sharë » ish Presidentin  Trump’ në 2016.

Si përfundim takimi për Gjekmarkajn për ta ‘shitur’ atë si ndonjë takim mbështje nga shqiptarët e Amerikës, nga shtypi i Tiranës, duket se dështojë totalisht madje ky takim bëri atë që quhet ‘kundra-efekt’ , duke treguar edhe një herë atë  mbështetjen e fuqishme që ka Berisha, nga shqiptarët e Amerikës.

Të cilët ende i qëndrojnë ‘besnik’ të fuqishëm dhe dhe të pa ndryshueshem gjithmon ndaj liderit historik Sali Berisha, madje edhe pavarësisht se çfarë mendon me këtë rast dhe vet ambasadorja e tyre, në Tiranë Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad