Ndërprerja e furnizmit me gaz nga Rusia, BE: Putini kërkon të na shantazhojë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të “shantazhojë” bllokun, pasi gjiganti i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet në Poloni dhe Bullgari, sipas BBC.

“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar. Lëvizja është “e pajustifikuar dhe e papranueshme” dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit,” tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha gjithashtu se do të zhvillohet një takim i lidërve të BE-së  për të hartuar një përgjigje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur alternativa të ndryshme dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët europianë dhe botërorë për të garantuar furnizimin me energji në Europë,” tha ajo. a.m/dita

Zjarr Tv Ad