Bëri padi për ngacmim seksual në punë, aktorja shqiptare dëmshpërblehet me 9.5 milionë dollarë

0
459
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku ka përfituar 9.5 milionë dollarë nga rrjeti televiziv amerikan CBS, pasi ajo akuzoi për ngacmime seksuale në sheshxhirimin e serialit “Bull”.

Dushku, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë, rreth një vit më parë u shpreh se roli i saj në këtë serial u përjashtua për shkak të ankesës së saj publike.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja shqiptare aktroi në tre episode të serialit dhe iu tha se roli i saj do të kthehej në të përjavshëm. Ky premtim nuk u mbajt kur Dushku foli për komentet e papërshtatshme bërë nga protagonisti u serialit, Michael Weatherly, i cili komentoi paraqitjen e saj, bëri një shaka me subjekt përdhunimin dhe sugjeroi një treshe.

Në momentin që u ankua për këto ngacmime, roli i saj u hoq nga seriali. Dushku bisedoi me rrjetin televiziv përmes një ndërmjetësi dhe ranë në dakordësi për ta paguar ekuivalenten e pagës që do të kishte marrë nëse do të kishte punuar në serial për katër sezone.

Ndërsa së fundmi CBS konfirmoi pagesën në një deklaratë për shtyp:
“Aludimet në akuzat e znj. Dushku vërtetojnë se, edhe pse po i përkushtohemi një kulture pune të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe të respektueshme, kemi shumë punë për të bërë. Pagesa kundrejt këtyre akuzave reflekton pagën që znj. Dushku do të kishte marrë nëse do të kishte aktruar rregullisht në serial. Pagesa u vendos bashkarisht gjatë bisedave me ndërmjetës”.

Ndërsa aktori që bëri komentet e papërshtatshme, Michael Weatherly tha: “Gjatë xhirimeve, bëra ca shaka dhe u talla me dialogun në skenar. Kur Eliza më tha që s’ndihej mirë me gjuhën që përdora dhe humorin tim, u tmerrova nga ideja se mund ta kisha ofenduar dhe kërkova menjëherë falje. Pasi reflektova më tej, kuptova që çfarë thashë s’ishte as për të qeshur dhe as e përshtatshme. Kërkoj falje dhe pendohem për dhimbjen që i shkaktova Elizës”.

Rreth një vit më parë, aktorja shqiptare akuzoi koordinatorin e dublantëve në sheshxhirimin e “True Lies” se abuzoi seksualisht me të kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Zjarr Tv Ad