Berisha akuzon sërish ambasadoren Kim: Thirrjet e gurvenatores dëmtojnë parimet më themelore të lirisë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së tij Berisha sërish nuk i ka kursyer që të përmendë edhe një herë ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, e cilia dje u drejtua kandidatëve me 4 pyetje.

Berisha edhe një herë tha se deklarata e ambasadores shkel rregullat e demokracisë.

“Nuk po ndalem në thirrjet e gurvenatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Kjo jo vetëm shkel rregulla por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurd dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës.

Fillimi me primaret është një model i tyre dhe ketë model ne do ta çojmë edhe më tutje. Ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit që jeni AND e partisë demokratike.  Ne kemi pasur fatin e madh që rilindasit tanë doktrinën e shqiptarësisë e hartuan si doktrinë perëndimore dhe lanë kështu orientimin dhe vokacionin tonë në drejtimin e duhur. Në këtë kontekst dhe të gjitha kohërat e vështirësive të PD ju u shndërruar në faktor.

Ju ftoj që në këtë betejë që ka si qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj. Rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre ta vazhdojnë duke dhënë kontributin e tyre. Jam i bindur që do ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do të fitojmë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad