Myslym Murrizi paralajmëron: Do shkohet në zgjedhje të parakohshme

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka folur për zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki. Sipas Murrizit, këto zgjedhje janë një test për të tre si për Ramën, Bashën dhe Berishën.

“6 marsi është test për të tre, për mazhorancën, Bashën dhe Berishën. Votojnë 360 mijë votues, është një test shumë i mirë për elektoratin, nuk ka sondazh më të mirë. Këto zgjedhje janë test politik për Ramën, Bashën dhe Berishën. Nëse Rama humb të 6 bashkitë me 99% shkohet në zgjedhje të parakohshme. Por nuk mendoj se Rama do të tolerojë në zgjedhjet e 6 marsit”, u shpreh Murrizi në “Shqip”.

Zjarr Tv Ad