Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në Kuvend, shtyhet seanca!/Avokati i Berishës tregon pse u shty seanca ndaj ish-kryeministrit

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka sqaruar arsyet se pse GJKKO shtya seancaën ndaj Ish-kryeministrit, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në seancat plenare. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se e gjitha bëhet për t’i djegur mandatin Berishës.

Sipas tij e gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse siç u shpreh ai “i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës”.

Ai njoftoi se seanca e radhës u caktua për në datën 8 shkurt.

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara. Sot ndodh e e kundërta. Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija, gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe e shtynë seancën. E gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt”, tha Gjokutaj, i cili theksoi se “sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”.

Sjellim në vëmendje se rreth 2 javë më parë, prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai rrëzuan kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Në vendimin e zbardhur thuhej se Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon një leje të tillë. Prokurorët theksuan se nevojat që ka vlerësuar gjykata mbi bazë të cilave është caktuar masa “arrest në shtëpi” duhet të mbizotërojnë në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për të marrë pjesë në parlament.

Zjarr Tv Ad