Berisha drejt fitimit të lirisë? Paralajmëron avokati: Së shpejti do të jetë midis nesh

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”. Kështu është shprehur Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, duke folur nga protesta e ditës së djeshme para mbështetësve demokratë.

Gjokutaj i garantoi mbështetësit e Berishës se do ta fitojnë çështjen gjyqësore dhe u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.

Kujtojmë se avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masën e siguris të vendosur nga GJKKO ndaj tij, “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, ku i ndalohet të komunikojë me persona të tjerëveç familjarëve.

Zjarr Tv Ad