Berisha e akuzoi si të përfshirë në mashtrimet me “bitcoin”, Rama takohet me CEO-n e platformës së kriptovalutave

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sëbashku me të vëllanë, Olsi Ramën se janë të përfshirë me një biznesmen i cili u ka vjedhur qytetarëve 2.2 mld euro përmes bitcoin.

Më konkretisht, në daljet për mediat Berisha ka akuzuar biznesmenin Amant Josifin, që sipas tij qëndron pas rrjetit të “call centera”-ve, ku janë mashtruar shumë qytetarë evropiane.

Sipas kreut të PD-së, ky biznesmen ka mbështetjen e Olsi Ramës. Duket se kryeministri Rama i ka dhënë një përgjigje jo të drejtpërdrejtë Berishës.

Ai është takuar me biznesmenin Changpeng Zhao, CEO-n e platformës më të madhe të blerjes dhe shitjes së kriptovalutave, Binance.

Është vetë biznesmeni Zhao i cili ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter një foto krah kryeministrit shqiptar.

Zjarr Tv Ad