Berisha flet si kryetar i PD: U krye! Të shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka folur nga selia e Partisë Demokratike, pak pas shpalljes së rezultatit të votimeve të ditës së sotme, ku triumfoi ndaj rivalit Ibsen Elezi.

Berisha tha se misioni i tij dhe PD-së është “shpëtimi i Shqipërisë nga regjimi”.

“U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë, në shekullin e 21.

Nuk kam një fjalim të gjatë sot, por kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ata, burra dhe gra, djem dhe vajza, që në një hark kohor, ngadhnjyen si njerëz të lirë, në një process që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarëve, si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë, në vizitën e tij historike, Jim Baker, do ju thoshte shqiptarëve, se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj.

Sëbashku me ju, kam bindjen se do tja dalim. Ne jemi në mision. Kemi për pasion lirinë, kemi për mision proceset që njohu PD, ti njohë mbarë shoqëria shqiptare. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton.

Në mënyrë të veçantë mirënjohja ime e pakufijshme shkon tek të rinjtë shqiptarë. Ishin ata promotorët kryesorë të kësaj lëvizje”, tha ndër të tjera Berisha.

Zjarr Tv Ad