“Çfarë ka ndodhur, dua një përgjigje”, Pandeli Majko kritikon qeverinë për Butrintin: Keni marrë si bazë një VKM me vetëm një paragraf…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti përgjigje të detajuar në lidhje me projektin e Butrintit.

Sipas tij, plani i menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët është bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar në vitin 2002, ndërsa qeveria ka marrë si bazë legale të m,arrëveshjes vendimin e KM të miratuar në 2022.

Sipas tij, vendimi i Këshillit të Ministrave në vitin 2022 ka vetëm një paragraf, ndasj kërkoi që ministrja të përgjigjej se çfarë kishte ndodhur me këtë marrëveshje.

“Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e KM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë.

E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave…Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VK numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VK së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë. Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

Zjarr Tv Ad