Berisha kryetar i ri i PD-së? Flet për herë të parë Grida Duma: Duhet të zgjidhë çështjen gjyqësore për “non gratën”. Unë nuk jam servile por…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thënë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron PD si një krijesë të tij, atëherë sipas saj duhet ta lërë të lirë të zmadhohet.

Nga hyrja e Kuvendit, Duma vlerëson kontributin e kreut të ri të PD dhe tha se duhet respektuar vullneti i demokratëve. Duma theksoi se Berisha duhet të zgjidhë në gjyq çështjen “non grata” me Amerikën.

“Nuk kërkoj asnjë post nga PD. Kam thënë që nëse PD do të konsiderohet nga Berisha si krijesë, mendoj që duhet lënë e lirë për t’u zmadhuar. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se sa kaq, po mendoj se po. Ai mund të bënte zgjedhje të mira, unë jam një nga X faktorët që e them si këshillë. Pesha që i drejtohet ai demokratëve është më e madhe se të tjerëve. Që duhet njohur vullneti i demokratëve, duhet njohur.

Ata që e duan PD fituese janë në një reflektim të thellë për këtë qoftë edhe Sali Berisha. Berisha të zgjidhë edhe çështjen gjyqësore për non gratën dhe kjo do të na bënte të bindur të gjithëve. Berisha është një personalitet i madh,por PD do një zgjedhje drejt të ardhmes, ne duhet të shkojmë drejt PD fituese.

Nuk jam kundra Berishës, madje e keni gabim unë jam shfaqur në publik dhe nuk jam servil. Madje kam dalë në publik dhe kam thënë që PD nëse krijohet një krijesë e Sali Berishës krijesa duhet të lihet e lirë dhe jo të mbahet. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se kaq mundeshe të bënte. Pesha që ai i drejtohet demokratëve është e mirë dhe të njohim vullnetin e demokratëve.

Do të shkoni në takim me Sali Berishën nëse thërret deputetët? “Do të shohim për këtë cështje. Këtu kemi qene unë mendoj se PD mund të ngrihet edhe me Sali Berishën. Berisha mbetet ende një pjesë dhe kjo është një çështje që ne duhet ta zgjidhim”, tha Grida Duma.

Duma tha më tej se ringritja do të fillojë edhe me Berishën, megjithatë sipas saj, duhet zgjidhur ende problemet e brendshme brenda partisë.

“Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim”, përfundoi Duma.

Zjarr Tv Ad