Akuzat për bashkëshortin dhe vëllain/ Spiropali-Berishës: I njoh, jo si ty që mohon baxhanakun!

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akuzave të Berishës për korrupsion të bashkëshortit dhe vëllait të Elisa Spiropalit, ka reaguar sërish ministrja e Shtetit. Sipas saj akuzat janë bërë nga portalet që i financon familja Berisha, ndërsa ajo kujtoi se vetë kreu i PD kishte mohuar baxhanakun e tij pas shpërthimit të Gërdecit.

“Djali I tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme (akuzat për vjedhjet në Dogana). Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton. E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë ata. Një cent të qytetarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. çmund të thuash për të tutë Sali? Jam kaq serbes. Nuk kam për tu intimiduar. I bëj thirrje insituticioneve të shohin me rradhë familjarët e tu dhe ty sepse historia të del ndryshe”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad