FOTOLAJM/ Butrinti shkakton “debat” në Kuvend, Ina Zhupa vesh bluzën “speciale”: Ja çfarë shkruan në “T-Shirt”…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në sallën e Kuvendit janë duke u zhvilluar debat mes opozitës dhe mazhorancës pasi ditën e stome në rend dite është votimi i projektligjit për “Butrintin” që do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është një ndër zërat më kritik të qeverisë pasi vazhdimisht ka kundërshtuar që Butrinti që përfaqëson historinë të jepet me koncesion. Sic mund ta shihni në foto nga foltorja e Kuvendit, Zhupa poshtë xhaketës mbante një bluzë “T-shirt” të bardhë me mbishkrimin:

“Historia nuk jepet me koncesion” e shoqëruar me një foto nga parku i Butrintit. Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.

Gjithashtu para Kuvendit ditën e sotme është zhvilluar edhe një protestë me aktivistë, arkeologëve dhe historianë të cilët kundërshtojnë votimin në seancën plenare të projektligjit të Butrintit për të cilën thanë se kjo është një skemë e pastër përfitimi, në favor të fondacionit, që sipas tyre drejtohet nga një anti-shqiptar.

Zjarr Tv Ad