Berisha nderon protestuesit në Sri Lanka: Nderim atyre që ngadhënjyen mbi vjedhjen dhe korrupsionin e qeveritarëve të vendit

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari I parties Demokratike ka reaguar në lidhje me protestat në Sri Lanka.

Postimi I tij:

Vjedhja me çmimin e naftës permbys qeverinë hajdute dhe presidentin në Sri Lanka. Nderim protestuesve që ngadhënjyen mbi vjedhjen dhe korrupsionin e qeveritarëve të vendit.

“Sri Lanka, akuzat nga protestuesit rezidenca presidenciale ne Colombo. Presidenti Rajapaksa eshte larguar dhe sipas burimeve vendase “ndodhet ne vend te sigurte dhe i mbrojtur nga njesia ushtarake”

Dhjetera mijera njerez kishin mberritur te premten dhe te shtunen ne kryeqytet dhe protestuar duke kerkuar doreheqjen e presidentit, i konsideruar pergjegjes per krizen ekonomike qe ka pushtuar vendin, me nje inflacion rekord, mungese karburanti, energjie elekrike dhe ushqimesh. Presidenti eshte derguar ne nje vend te sigurt, thone burime nga ministria e Mbrojtjes duke theksuar se “ai eshte ende president dhe mbrohet nga njesia ushtarake”. Kryeministri ka thirrur mbledhjen urgjente te qeverise. Qindra qytetare kane kapercyer kangjellat dhe kane pushtuar zyrat e Presidences. Policia perdori gaz lotsjelles por nuk mundi dot ti zmbrapste ata.

Te premten qeveria dekretoi shtetrrethinin ne menyre qe te dekurajonte protestuesit, por kjo mase u terhoq pas protestave te partive opozitare, organizatat per te drejtat e njeriut etj.”

Zjarr Tv Ad