Berisha po bëhet gati për protesta/ Abilekaj: Protestat pa frymëzim, do ta pakësojnë akoma më tej opozitën!

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enton Abilekaj thotë se protestat nuk janë një zgjidhje për opozitën në këto momente, pasi ato nuk do të çonin drejt objektivit që është rrëzimi i Ramës, por do të sillnin pakësimin e mëtejshëm të rradhëve të opozitës, pasi edhe militantët e PD janë të lodhur dhe u mungon frymëzimi.

“Sa herë është në krizë sistemi financiar në Shqipëri, rriten taksat. Qeveria nuk mendon të luftojë evazionin, por rrit barrën fiskale ndaj atyre që paguajnë.

Këtë po bën opozita me protestat. Thotë, ata që janë me mua, do t’i njxerr në rrugë që të shpëtoj unë. I nxjerr të “luftojë”, ua lë atyre barrën.

Këta nuk do venë më fare, do të pakësohen. Dalin herën e parë dhe shohin që nuk fitojnë asgjë, lodhen, rrihen, përndiqen.

Me këtë teori pakësohen rradhët, me këto protesta pa frymëzim”, deklaroi Abilekaj.

Zjarr Tv Ad