Berisha po përsërit opozitën e Bashës? Ish-kryeministri: Jo më ai model! Po përgatitemi për greva, revolta dhe mosbindje civile

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo do të jetë vjeshta e protestave, grevave, revoltave dhe mosbindjes civile. Edhe pse Berisha nuk dha një datë konkrete se kur do të ketë protesta, i pyetur nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume ai u shpreh se janë duke u përgatitur për protesta të vazhdueshme.

Në mënyrë kategorike, kreu i PD, Sali Berisha dhe se nuk do të përsëritet opozita e kohës kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Berisha në fjalën e tij theksoi se me Edi Ramën do të fillojnë betejën, duke thënë se ai e ndjen këtë.

Pyetje: Ju keni deklaruar se shtatori do jetë muaji i protestave, por protesta nuk ka akoma. A jeni kështu të besueshëm për qytetaret apo po përsërisni opozitën e Bashes?

Sali Berisha: Jo, nuk do ketë nuk do përsëritet ai model. Por natyrisht, përgatitjet duhen. Tani jemi në një fazë tjetër, duhet të bëjmë shumë punë për greva, për revolta, për mosbindje civile etj. Nuk ecet me një thirrje. Ne do fillojmë betejën me Edi Ramën dhe Edi Rama e ndjen këtë.

Zjarr Tv Ad