Berisha pranë arrestit/ Gjikondi: Data 26 dhjetor, historike për Shqipërinë.

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Brizida Gjikondi thotë se data 26 dhjetor, kur Gjykata e Apelit të Posaçëm (GJKKO) do të japë vendimin për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha, është datë historike për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se SPAK i ka arsyetuar në mënyrë të detajuar vendimet që dërgon pranë GJKKO-së, megjithëse nënvizoi se Prokuroria e Posaçme është treguar shumë tolerante me Berishën.

Në lidhje me kërkesën e SPAK që Jamarbër Malltezi të rikthehet në qeli, Gjikondi e vlerësoi si të ligjshme këtë kërkesë.

“Përveç Berishës, është kërkuar edhe për dhëndrin e tij, rikthimi në qeli. SPAK ka qenë shumë i kujdesshëm gjatë gjithë kohës, duke mos i dhënë shkak asnjë individi apo krahu politik se ka abuzim. Ka një tolerancë më të tepruar se çdo kishte me çdo qytetar tjetër. Berishën po e trajtojnë me temena, privilegje, pavarësisht veprës penale të tij, mos harrojmë që këtë periudhë ka qenë modeli dhe shembulli më negativ. Sa i takon dhëndrit, kërkesa është e ligjshme. Vepra penale për të cilën akuzohet Malltezi, është e tillë që parashikohet që gjatë hetimeve të qëndrojë në burg, pasi ka indicie se mund të manipulojë provat. Mendoj se më 26 dhjetor ora 10:00, mendoj se do jetë një datë historike për Shqipërinë, për t’u shkëputur nga e shkuara përpëlitëse e shqiptarëve.

SPAK, i arsyeton në mënyrë të detajuar vendimet që çon pranë GJKKO. Zoti Berisha ka plotësuar të gjitha kriteret negative, sepse nuk ka shkuar pranë SPAK për t’u paraqitur.

Nuk e besoj se zoti Berisha mund t’i rebelohet masës së arrestit në shtëpi, sepse SPAK përcakton që do jenë edhe policë në derën e shtëpisë së tij. Është arrest në shtëpi dhe jo në zyrë. E ka bërë edhe Escobar, një mafioz i drogës, e bëri burgun aty ku deshi ai. Të nesërmen e datës 26 , merret vendimi për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. E bën në mënyrë dinake këtë. Të gjithë e kuptojnë që ai ka një hall personal dhe po i përdor për interesat e tij. Data 26 dhjetor ndan dy epoka”, theksoi ajo.

Zjarr Tv Ad