Berisha: Protesta për të larguar Ramën, hapja e partisë po ndodh

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga zyra për të cilën bëri betejë për të larguar Lulzim Bashën, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Berisha e ka vënë theksin tek protestat, si mënyrën e vetme për të larguar Edi Ramën.

“Mënyra më intensive e komunikimit tim me ju, ka qenë përmes rrjeteve sociale. Sa i përket protestave, e vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit e të varfërit po bëhen më të varfër. Rama votën nuk e pranon dhe i gjithë ky zhvillim dramatik, përmbysje në shtresat e shoqërisë ka një shkak themelor dhunimin e votën prej tij.

Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhe për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar”, tha Berisha.

Lidhur me situatën në selinë blu, Berisha deklaroi se hapja e partisë po ndodh dhe nënvizoi fillimin e primareve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Edhe vetë primaret janë një procedurë për hapjen e partisë. Qytetarë të parë të bashkive do të kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që e ndjejnë se kanë një projekt. Hapja ka nisur dhe do të realizohet”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad