Berisha publikon deklaratën e fortë: Helidon Bendon e nxorrën me forcë nga zyra dhe e detyruan që të….

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e atij që e quan “oficeri dixhital i SHISH”, i cili thotë se është në dijeni të lëvizjeve të fundit në këtë institucion. Referuar lirimit nga detyra dje të Helidon Bendos, “oficeri” i Berishës shkruan se kreu i SHISH është nxjerr me forcë nga zyra.

“Oficeri dixhital i SHISH informon: Spastrime në SHISH. Ish-sigurimsit bëjnë ligjin. Kashani, një militant i verbër është shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi. Ai po shndërron SHISH në një organizatë politike”, thotë Berisha, teksa ndan më poshtë mesazhin e “oficerit dixhital”:

“Pershendetje Dr po ju informoj per zhvillimet e pashembullta gjate kesaj jave ne SHISH. Helidoni para rreth nje jave u kthye nga Amerika, ne SHISH, ne zyren e tij duke besuar se ishte Drejtori i SHISH.

Zevendesi i tij, vajti ke Rama per tu ankuar dhe (te premten e kaluar) ne prani te keshilltares per sigurine te KM, Vlora Hyseni, Helidoni u perzu nga badiguard te saj me force nga zyra e tij dhe me pas u detyrua po me force te beje nje delegim 1-javor per zevendesin e tij, qe te ushtronte kompetencat e drejtorit per 1 jave, deri sot.

Sot, Helidoni e delegoi zv/drejtorin te ushtroje kompetencat e drejtorit deri dt. 10.06.2023.

Dhe po sot jep doreheqjen ????!!!

Para rreth 1 muaji, zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit te drejtorit te shish.

Nje nate para kthimit te Helidonit nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesore ne SHISH, qe njiheshin si krahu i Helidonit, qe u ulen ne detyre.

Ne levizjet qe jane bere dhe po behen me personelin, zv/drejtori mbeshtetet tek punonjes te ish sigurimit te shtetit (S.K., A.K., B.S., A.L….)

Zv/drejtori shish ekstremist politik, qe vjen nga kryeministria, i trajnuar ne Turqi me fonde te dyshimta.

Pjesemarrja e vet zv/drejtorit shish dhe nxjerrja e shish ne nje organizim politik, mitingu i PD, dmth qe SHISH i perdorur politikisht

Cdo veprim i bere, qofte dhe emerimi i zv/drejtorit te shish eshte bere ne kundershtim me qendrimet e partnereve strategjike dhe NATO, kjo demton rende besueshmerine e shish tek partenret atrategjike dhe aleatet evropiane te NATO.”

Zjarr Tv Ad