Berisha publikon foton, Forcat RENEA dhe GARDA mbi selinë e PD-së

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihen efektivë të RENEA-s dhe GARDËS së Republikës në tarracën e selisë së Partisë Demokratike.

Fotoja që ka publikuar Berisha është marrë nga faqja e memeve “Brryli Broadëay”, ndërkohë që Berisha i bën thirrje kryeministrit Rama që të mbajë larg duart nga selia e demokratëve.

“Edvin larg duart nga selia e PD! Ne nje akt te pashembullt, Kreu i Meduzes, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme Berisha denoncoi vendosjen e efektivëve të policisë mbi tarracën e PD-së, por menjëherë reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila tha se asnjë efektiv nuk ka shkuar në atë seli, pasi policia nuk përfshihet në çështjet partiake.

Zjarr Tv Ad