Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i “ka dalë” akoma inati me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ng Grupi Parlamentar i PD-së.
Ai ka publikuar një video ku shihet një anëtar i Partisë Demokratike që thyen kartën e anëtarësisë, teksa bën thirrje që asnjë demokrat të mos largohet nga PD.
Berisha thotë se të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin amoral dhe poshtërues të pengut Lulzim Basha.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha krah videos.