Berisha publikon videon dhe “SHPËRTHEN” ndaj Bashës: Ta hedhim në koshin e plehrave vendimin e pengut Lulzim Basha

0
488
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i “ka dalë” akoma inati me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ng Grupi Parlamentar i PD-së.

Ai ka publikuar një video ku shihet një anëtar i Partisë Demokratike që thyen kartën e anëtarësisë, teksa bën thirrje që asnjë demokrat të mos largohet nga PD.

Berisha thotë se të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin amoral dhe poshtërues të pengut Lulzim Basha.

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha krah videos.

Zjarr Tv Ad