Berisha: Rikthyem votën e lirë në Partinë Demokratike, arkivuam kryetarokracinë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një bilanc të zhvillimeve në Partinë Demokratike, që prej rikthimit të tij në skenën politike dhe largimit të Lulzim Bashës.

Berisha tha se riktheu votën e lirë në Partinë Demokratike si dhe ‘arkivoi në harresë kryetarokracinë”.

Ai tha gjatë një deklarate nga selia blu se për votimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nuk pati asnjë ndërhyrje nga lart apo manipulim votash.

“Vota e lirë ishte premtimi më solemn që i bëmë demokratëve shqiptarë. Ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri, Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë. Ky ishte zotimi ynë solemn. Mund t’u them se nga ato ditë deri sot, PD kaloi procese si kurrë më parë. Kuvende gjigante, referendume të papara. Kaloi në zgjedhje, seksion, grupsesksion, degë dhe në Kuvendin e datës 30 prill. Në të gjithë këtë proces, ka patur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë. Nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre, se pata një presion nga sipër për të votuar këtë apo atë. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike, por u akrivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad