Berisha shkon për ngushëllime në shtëpinë e Arjan Salës: Akt heroik!

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar pasditen e sotme në banesën e të ndjerit Arjan Sala, ku i ka shprehur personalisht ngushëllimet familjarëve dhe miqve për humbjen e rëndë.

Në fjalën e tij për media në përfundim të vizitës Berisha vlerësoi aktin heroik të Salës dhe theksoi se shërbimi i emergjencës është fiktiv dhe pothuajse inekzistent.

‘Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të madh njerëzor’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad