Berisha shpërthen në akuza ndaj Yuri Kim dhe ambasadorin Britanik: Keni shpifur ndaj meje…

0
674
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe ambasadorit britanik, Alistair King-Smith. Këto diplomatë janë ambasadorë të vendeve të cilët deri më tani kanë shpallur “non grata” Sali Berishën.

“Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.” tha Berisha.

Reagimi i Berishës:
Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni. Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte.

Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo është e vërteta.

Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.
Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen.

Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.
Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.

Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore.

Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë.
Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin.
Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.
Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!

Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.

Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike.

Zjarr Tv Ad