Berisha: S’i njohim “pasaportat e arta” të Ramës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se kur opozita që ai drejton të vijë në pushtet nuk do të njohë ligjin për “pasaportat e arta” që qeveria Rama po përgatit për të dhënë me koncesion.

Paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare, ndaj mos bini pre e një skeme të madhe mashtrimi” tha Berisha.

Më pas Sali Berisha u ndal te aktualiteti duke akuzuar Edi Ramën se inkurajon bandat të lajnë hesapet me shprehjen “kokat hënkshin”. “Edi Rama inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vrasjet në sheshet dhe rrugët e qyteteve. Qëndrimi ynë do të jetë zero tolerancë ndaj krimit.

Ne do u japim bandave atë vend që meritojnë” tha Berisha

 

Zjarr Tv Ad