Berisha sulmon rëndë Bashën: Do të marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalëve…

0
546
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Sali Berisha tha se Enkelejd Alibeaj nuk përjashtohet nga partia pasi në statut ata e kanë hequr nenin e përjashtimeve.

Duke iu rikthyer akuzës së tij për ish kreun e PD Lulzim Basha për përfshirjen në projektin e Portit të Durrësit, Berisha tha se Partia Demokratike është në një proces reformimi dhe në fund “e do të kemi fitoren që meritojmë kurse të tjerët do të marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalëve, pengjeve etj”.

“Ju i shikoni vetë zhvillimet se cfarë dalin njëra pas tjetrës, super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës. Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit”, theksoi Berisha ndër të tjera.

Pyetje: Pse nuk e përjashtoni Enkelejd Alibeajn? Sali Berisha: Pyetja është normale, por ne hoqëm nga sttuti nenin e përjashtimit me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD ose në këtë proces duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve, investitorëve, aksionerëve politikë të kësaj partie.

Jo vetëm nuk kemi nen përjashtimi, por kemi një nen që autorizon cilindo që nuk bie dakord me kryetarin të krijojë fraksion brenda kësaj partie. Ne i ndjekim, mirëkuptojmë. I dashur demokrat, ju i shikoni vetë zhvillimet se cfarë dalin njëra pas tjetrës, super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës.

Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit.

Ajo që mund të themi se opozita e vërteta e pamohueshme pësoi një infeksion të rëndë dhe akti absolutisht më makabër, armiqësor, makbethian i Ramës pas grabitjes së votës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, papranueshme.

Ndaj ta marrim si një proces këtë, të tregojmë durim janë qyetarët që e shihin për kë punon secili kush mbron interesat e kush është i emëruar.
Në fund të këtij procesi ne do kemi fitoren që meritojmë kurse të tjerët do marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve, pengjeve etj.

Zjarr Tv Ad