Berisha u shpall “non grata”/ Soni Malaj tregon se si është ndjerë…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpallja e ish-kryeministrit, Sali Berisha “non grata” nga SHBA, është temë e ditëve te fundit. Në lidhje me këtë temë, nuk ka mbetur pa u pyetur as këngëtarja, Soni Malaj, e cila prej vitesh ruan një raport të mirë me Berishën.

Ajo ka qenë përkrahëse e tij në shumë prej fushatave të zhvilluara nga Partia Demokratike, si dhe përveç punës ata i bashkon dhe prejardhja e tyre e përbashkët, Tropoja.

Në lidhje me gjithë këtë ngjarje, Soni tha se i erdhi keq kur mori një lajm të tillë, për familjen Berisha.

“Unë për vite më rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Ne artistët përgjithësisht mbështesin individët në politikë nuk mbështesin partinë. Patjetër që më erdhi keq, unë i uroj shëndet zotit Berisha se nuk është situatë e lehtë. Kujdo që t’i ndodhte do t’më vinte keq edhe me tepër që zoti Berisha është patrioti im”, tha Soni mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”.

 

Zjarr Tv Ad